“Juventusi na mbylli gojën, ndihesha si në burg”

21 Korrik 2019
23:05
back button

Ajo luajti vetëm një gjysmë sezoni tek ekipi i femrave të Juventusit, por deklaratat e saj për një televizion suedez kanë tronditur opinionin publik. 

Bëhet fjalë për Petronella Ekroth, e cila tani ka rrëfyer se ishte e ndaluar të komentoje rreth gjithçkaje që kishte të bënte me akuzat e përdhunimit të Cristiano Ronaldo. 

“Nuk mund të flisnim për atë çështje, na detyruan të mbyllnim gojën. Nuk duhet të mendoje për ato gjëra, por të mbaje kokën ulur dhe të punoje për vlerat e klubit. 

Ishte një moment kur u mbylla në vetvete dhe opinionet personale mu zhdukën. Kur je tek Juventus, duhet të kesh të njëjta parime me klubin. 

U ndjeva si në burg. Për mua është e rëndësishme të shpreh mendimin tim, aty nuk e kisha këtë të drejtë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit