Juventusi në krizë dhe tifozët duan shkarkimin e tij, por Allegri ka halle të tjera: çon në gjyq ish-gruan!

29 Shtator 2022
18:16
Telesport
back button

Massimiliano Allegri raportohet se ka çuar në gjykatë ish-bashkëshorten e tij Claudia Ughi për përvetësim dhe shkelje të detyrimeve familjare. La Stampa detajon se si Allegri e ka akuzuar Ughin se ka përdorur një pjesë të parave të destinuara për djalin e tyre, një djalë 11-vjeçar, për interesat e saj.

Për këtë arsye, trajneri i Juventusit ka vendosur ta padisë atë për përvetësim dhe shkelje të detyrimeve familjare, i prirur për ta zgjidhur situatën me mbështetje ligjore. Dje, prokurori Davide Pretti kërkoi një dënim me një vit e dy muaj për Ughi, duke krijuar një situatë të padëshiruar për trajnerin e bardhezinjve, teksa përpiqet të menaxhojë streset e fillimit të ngadaltë të sezonit të klubit.

Në vitin 2017, Allegri ra dakord t’i paguante Ughit 10,000 euro në muaj për mbështetjen e fëmijëve, por një pjesë e këtyre parave dyshohet se u përdor për të paguar shpenzimet e universitetit të vajzës së saj.

Në janar 2021, trajneri i Juventusit kërkoi uljen e kësaj shume në 5000 euro në muaj, por kjo u refuzua nga gjykata. Më pas, Allegri paraqiti një ankesë, duke shkaktuar një hetim nga Guardia di Finanza.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit