Juventusi në mes tabele, Allegri thërret për pikë mbijetese! Di Maria: “Situatë e çuditshme kjo tani…”

29 Janar 2023
19:08
Telesport
back button

Angel Di Maria, sulmuesi i Juventusit, është intervistuar nga Sky Sport pas fitores 2-0 ndaj Monzas: “Është një periudhë e vështirë, ne po punojmë për të bërë më të mirën tonë. Kundër Atalantës bëmë një lojë të shkëlqyer, merituam diçka më shumë se një barazim.

Sot, sidomos në pjesën e parë, bëmë shumë gabime individuale, por tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”. Ju jeni një nga lojtarët më cilësor. A ndjeni më shumë përgjegjësi? “Në këtë kuptim jo, por ka pasur shumë gabime individuale dhe prandaj duhet të mendojmë vetëm për të punuar”.

Sa ka ndikuar në grup gjithçka që po ndodh jashtë fushës? “Mendoj se Allegri tha mirë në konferencë. Sigurisht që është një situatë e çuditshme që po përjetojmë, është e vështirë të qëndrosh i fokusuar, por nuk duhet të jetë justifikim, kështu që ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme.”

Allegri sakaq ne konference u tregua i drejtperdrejt: “Është normale që është situate delikate, por duhet të kemi parasysh se gjërat e jashtme nuk duhet të na shqetësojnë. Vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit, duhet të kemi një qasje tjetër brenda lojës, nuk mund të pësojmë gola keshtu…

Ne patëm pak reagim, pjesa e dytë ishte e mirë por nuk mjaftoi. Nuk ka alibi dhe justifikime, duhet të kthesh kokën me përgjegjësi. Duhet të jemi të vetëdijshëm që skuadra ka një renditje prej 23 pikësh, duhet të marrim pikë që të paktën të na çojnë drejt sigurisë matematikore per te shpetuar. Ky është klasifikimi i vërtetë, të mendosh se ke 38 pike nuk është e dobishme. Duhet të jesh në gjendje të shohësh renditjen reale, përndryshe do të lëndohemi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit