Juventusi nis me lamtumirat, vjen Pogba por ikën një mesfushor tjetër… Kurse Ramsey “dogji” veten

21 Maj 2022
17:31
Telesport
back button

Nje francez vjen, nje tjeter francez largohet! Mesfushori francez, Adrien Rabiot, i lakuar shumë herë për një largim nga Juventus-i, duket se këtë verë nuk do mbetet thjesht te thashethemet e lamtumires…

“Zonja e Vjetër” po përgatitet për revolucion në merkaton verore. Paulo Dybala, Giorgio Chiellini, Federico Bernardeschi, Alvaro Morata, Moise Kean do të largohet të gjithë.

Në listën e largimeve janë edhe Arthur, Alex Sandro dhe së fundmi është shtuar Rabiot. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori pritet të kalojë në Premier League. Everton-i është një pistë konkrete.

Nga ana tjetër, Juventus-i do e lejonte largimin e mesfushorit për të shpëtuar nga paga neto prej 7 milionë euro në sezon që ai përfiton. 27-vjeçari u bë pjesë e Juventus-it në vitin 2019, pasi mbërriti si transferim i lirë nga PSG-ja. Me fanellën bardhezi, francezi numëron 128 paraqitje, gjashtë gola dhe po aq asiste.

Nuk dihet se cfare do te ndodhe me Ramsey, pasi vetem kualifikimi ne Champions do te sillte largimin e sigurte me blerje te detyruar nga Rangers. Uellsiani do te kthehet ne baze dhe pastaj do te vendoset.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit