Juventusi nuk dorëzohet për Chiesa-n, ja plani i bardhezinjve

11 Shtator 2019
21:47
back button

Gjatë verës që sapo lamë pas, ai mund të kishte përfunduar tek Juventusi. Megjithëse arriti akordin personal me klubin, Federico Chiesa mbeti te Fiorentina pasi klubi vendosi ta mbante.

Siç dihet tashmë, Rocco Commisso ka blerë klubin dhe, megjithëse Chiesa donte të largohej, pronari i mbylli derën transferimit të tij duke e cilësuar si të pashitshëm.

Megjithatë, në qershor gjërat mund të ndryshojnë. Paratici nuk ka hequr dorë nga lojtari dhe është gati të bëjë një tjetër tentativë. Në fakt, ai ka gati strategjinë, megjithëse pritet konkurrenca e Interit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit