“Juventusi nuk është Ronaldo”, – trajneri i Ferencvarosit e nis me ngacmime!

23 Nëntor 2020
20:46
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Ferencvaros, Serhiy Rebrov, ka folur para ndeshjes që do të luajnë kundër Juventusit. Hungarezët kanë shansin të përballen me një nga ekipet më të mira në Europë.

“Kur luan ndeshje të këtij niveli ka frikë. Ne do të luajmë kundër Juventusit, por sigurisht që duhet parë dhe pjesa pozitive. Është një mundësi e mirë që të prezantojmë sa më mirë Hungarinë dhe Ferencvarosin.

“Në ndeshje të tilla mund të bësh gabime dhe të pësosh gola lehtë. Ne do të bëjmë më të mirën dhe të anashkalojmë frikën. Juventusi ka shumë lidera, përveç Ronaldos aty ka lojtarë si Morata apo Dybala. Ne nuk do të fokusohemi vetëm te një lojtar, por te gjithë ekipi i ryre”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit