Juventusi nuk ndalet, synon yllin e Bayern Munchen!

30 Qershor 2020
16:01
Eraldo Harlicaj
back button

Juventusi do me patjetër fitimin e Champions Leagues, ndërsa përforcimet nuk mungojnë. Trajneri Maurizio Sarri mund të marrë një dhuratë të madhe nga drejtuesit e klubit.

David Alaba është emri që pëlqehet shumë nga skuadra torineze. Lojtari polivalent ka një kontratë deri në vitin 2021 me skuadrën bavareze dhe shpeshherë ka lëshuar dhe sinjale largimi nga kampionët e Gjermanisë.

Situata mund të ndryshojë në merkaton e verës. Bavarezët nuk duan të heqin dorë nga lojtari, por mund të jetë dëshira e austriakut që mund të ndryshojë gjithçka. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë diçka konkrete.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit