Juventusi përfiton nga pandemia, nis sulmin për “diamantin” e Lyon! Vjen oferta e parë

27 Maj 2020
12:09
Telesport
back button

Duke përfituar nga gjendja e pandemisë, Juventusi është duke menduar që të përfitojë sa i përket investimeve në merkato në klube që janë në vështirësi ekonomike dhe mes tyre Lyon.

Houssem Aouar (21 vjeç dhe mesfushor qendre ose krahu) është ylli që po shkëlqen dhe që e do gjysma e Europës. Në një situatë tjetër, Lyon nuk do ta kishte shitur, por në këtë moment kur skuadra franceze mbeti edhe pa Europën, gjërat lehtësohen për ekipet e interesuara.

Manchester City target Houssem Aouar 'to be put up for sale by ...

Mes tyre, Juventusi me Paraticin, që po provon Lyon me një formulë huazimi për dy vite me detyrim blerje në vitin 2022. Një mënyrë për të mos ulur shumë çmimin e francezëeve por në të njëjtën kohë për të paguar në më shumë këste.

Il presidente del Lione spinge Aouar alla Juventus: "Ci sono stati ...

Lojtarin me origjinë afrikane të lindur në Francë e duan edhe Liverpool, Man City dhe PSG: të gjithë klube që kanë në dispozicion para për të bindur presidentin Aulas. Vetëm koha do të tregojë nëse raportet e mira mes Lyon dhe Juventus do të mjaftojnë për të zhbllokuar tratativën në favor të bardhezinjve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit