Juventusi refuzon 3 oferta nga Barcelona, do vetëm Arthur për Pjanic!

27 Maj 2020
12:35
Telesport
back button

Shkëmbimi mes Juventusit dhe Barcelonas me protagonistë Pjanic dhe Arthur nuk ka alternativa. Pa pëlqimin e brazilianit, marrëveshja është e destinuar që të mos arrihet dhe bardhezinjtë do të duhet të shohin një emër tjetër.

Arthur apre alla Juve: Pjanic più vicino al Barça - Corriere dello ...

Asnjë nga alternativat që Barcelona ka ofruar (Todibo, Rakitic, Dembele) nuk pëlqehet nga “Zonja” aq sa Arthur. Ky i fundit shihet si ideali në lojën e trajnerit Maurizio Sarri, teksa do të tentohet deri në fund t’I mbushet mendja për të pranuar këtë shkëmbim.

“Corriere dello Sport” shkruan se Juventusi nuk nxitohet duke ditur se Arthur mund të kthejë mendje dhe se Pjanic është gati të transferohet në Barcelonë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit