Juventusi rigjen Ajaxin, “hajmalia” e trofeut të fundit bardhezi në Champions! (VIDEO)

15 Mars 2019
13:25
Anton Cicani
back button

Ajax-Juventus, shtatë Champions/Kupa Kampionësh në fushë. Bardhezinjtë e Allegrit, që eliminuan Atletiko Madridin pas një ndeshje perfekte në Torino, peshkuan Ajaksin, që eliminoi me një super futboll kampionët e Europës në fuqi, Real Madridin. Djemtë e Ten Hanit fituan respektin e gjithë Europës me përballjen ndaj Realit në "Bernabeu".

Shtatë herë radhazi kampionët e Italisë, do të luajnë sfidën e vajtjes në transfertë, në Amsterdam Arena, më datën 9 prill, ndërsa kthimin më 16 prill, në "Allianz Stadium". Ajaksi dhe Juventusi janë përballur 12 herë mes tyre në Europë: bilanci është pozitiv për bardhezinjtë, me 6 fitore, 4 barazime dhe dy humbje. 

Mes dy skuadrave, edhe një finale Champions në sezonin 1995-1996, ku "Zonja" triumfoi me penallti pas barazimit 1-1 në 120 minuta. Ky është Champions i fundit i fituar nga Juventusi. 

Cristiano Ronaldo gjen një ndër viktimat e preferuara, pasi i ka shënuar deri tani shtatë gola Ajaksit në Champions.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit