Juventusi sfidon Milanin, takohet me Sarrin! Edhe Higuain kthehet në Torino

17 Maj 2019
18:43
Anton Cicani
back button

Maurizio Sarri do të shkarkohet nga Chelsea menjëherë pas Europa League, ndaj edhe në Itali kanë nisur të lëvizin për të siguruar ish-trajnerin e Napolit. 

Juventusi që ka mbetur tashmë pa Allegrin, sipas Sportitalia dhe ekspertit Alfredo Pedulla, ka nisur kontaktet me agjentin e Sarrit, duke kërkuar kështu që të kuptojë se si është mundësia që i jepet. Sarri kërkon një rrogë të mirë, por edhe një projekt të caktuar, që të ketë edhe shumë të rinj.

Veç kësaj, nga Londra, drejt Torinos, do të udhëtojë edhe Gonzalo Higuain, që nuk do të mbahet nga Chelsea, pasi është vendosur që argjentinasi nuk është i duhuri për sezonin tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit