Juventusi tregon të ardhmen e Mandzukic, Paratic pranon bisedimet

23 Tetor 2019
20:03
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Mario Mandzukic nuk bën më pjesë në planet e Juventusit dhe trajnerit Maurizio Sarri. Ai nuk është grumbulluar në asnjë ndeshje dhe janari shihet si shpëtimi i kroatit. 33-vjeçari ishte titullar sezonin e kaluar, ndërsa sivjet ka dalë jashtë ekipit. 

“Ne po flasim me Mandzukic që të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Jemi të hapur për çdo skenar, të qëndrojë këtu, ose të largohet në ndonjë vend tjetër. Po diskutojmë që të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dyja palët.

 

“Afrime në janar? Nëse ka ndonjë lojtar të mirë me çmimin e duhur, jam i sigurt se do të shpenzojmë. Mund të ketë disa lojtarë me eksperiencë që mund të vijnë të ndihmojnë futbollistët e rinj”, – tha drejtori për Sky Sport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit