“Juventusin llogariteni për vendin e dytë. Ka humbur një në tri ndeshje, Interi ka probleme kronike”

20 Mars 2023
8:48
Alfred Lleshi
back button

“Në garën e kampionatit, atë për vendin e dytë, Juventusi mund të ngrihet”. Për ta shkruar këtë në rubrikat e “Corriere dello Sport” ka menduar Giuliano Riva, i cili tregon se si skuadra e Allegrit, pa iu zbritur nga renditja 15 pikët nga sistemi i drejtësisë sportive, do të ishte plus 4 pikë ndaj Lazios dhe plus 6 pikë ndaj Interit.

Ndeshja e djeshme, sipas gazetarit, “ka fotografuar qartë gjendjen shëndetësore të Juves dhe Interit. Ajo e zikaltërve, pavarësisht kualifikimit të shkëlqyer në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, është mjaft shqetësuese.

Kundër Juves, trajneri Inzaghi grumbulloi humbjen e nëntë në Serie A. Nëse marrim parasysh se ajo e luajtur mbrëmë në ‘San Siro’ ishte ndeshja e 27-të, llogaritja është shumë e thjeshtë: zikaltrit kanë humbur një ndeshje nga tret ë tilla në kampionat. Ky është faji i një dobësie kronike”.

Në çdo rast, muaji që hapet pas pushimit (prej ndeshjeve të kombëtareve) do të jetë vendimtar për të dyja ekipet: “Do të jetë një prill shumë i nxehtë, me 9 ndeshje kyçe. Gjysmëfinalet e ‘Coppa Italia’ do të përballin sërish Allegrin dhe Inzaghin, do të përcaktojnë rrugën në Evropë.

Pesë ndeshje do të hartojnë qartë garën për tri vendet pas Napolit, që garantojnë pjesëmarrjen në Champions League, edicionin e ardhshëm. “Me një variabël vendimtare, gjykimin e kolegjit të garancisë Coni”, – thotë Riva, duke nënkuptuar se mund të kemi rikthim të 15 pikëve për Juventusin, të hequra për momentin nga Apeli i drejtësisë sportive italiane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit