Juvja e fiksuar pas Championsit, Chiellini flet dhe për fundin e karrierës

18 Shtator 2020
19:36
Eraldo Harlicaj
back button

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur në lidhje me pretedimet për sezonin e ri. Ai bën me dije se objektivi madhor i bardhezinjëve është fitimi i Champions Leagues. Shtatlarti foli dhe për largimin e tij nga futbolli, duke ditur vipet që ka në supe.

“Fitorja e Champions Leagues është një ëndërr, një objektiv le ta quajmë që ne e kërkojmë. Është diçka që Juventusit i mungon që nga viti 1996.

“Tërheqja nga futbolli? E mendoj pothuajse në çdo moment. Është diçka që do më ndryshojë jetën, por nuk më frikëson aspak. Nuk i vë limite vetes.

“Vij nga një dëmtim dhe tashmë ndihem shumë mirë. Po e shijoj shumë rikthimin në fushë dhe më pas do të marr një vendim për të ardhmen me qetësi.” – tha Chiellini.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit