Juvja gatuan shkëmbimin e bujshëm, Sarri do beniaminin e tij

1 Qershor 2020
17:42
Eraldo Harlicaj
back button

Juventusi ka vendosur të ofrojë Federico Bernardeschi për ta shkëmbyer me mesfushorin e Chelseas, Jorginho.  Gazzetta dello Sport shkruan se trajneri Maurizio Sarri ka kërkuar që lojtarin brazilian ta marrë në Torino.

Futbollisti është një beniamin i Sarrit, pasi ishte pikërisht trajneri italian që e mori nga Napoli në Londër. 26-vjeçari e konsideron rikthimin në Serie A, pasi ai do të fitojë trofe dhe në Itali ndihet shumë mirë.

Berbardeschi nga krahu tjetër nuk ka arritur të shfaqë veten te skuadra e Juventusit. Ai u ble nga Fiorentina në vitin 2017 për 40 milionë euro, por nuk ka lënë gjurmë. Këtë sezon ka luajtur 11 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol e ka dhuruar një asist.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit