Ka akoma shpresë për CR7, zbulohet ‘plani Suarez’ për portugezin

15 Gusht 2022
19:56
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, kërkon me padurim të marrë në ekip Cristiano Ronaldo-n, i cili ka kërkuar prej kohësh largimin nga United.

Ky është lajmi i dhënë nga eksperti spanjoll i merkatos Guillem Balague. Ai ka shpjeguar në një mesazh të publikuar në Twitter:

“Manchester United ka kohë që mendon për një largim të Cristiano Ronaldo-s nga skuadra, Rangnick mendonte se largimi i tij ishte thelbësor për të mirën e ekipit.

“Por vetëm një klubi është i interesuar për pesë herë fituesin e Topit të Artë, por nuk ka buxhetin e duhur për të përballuar operacionin.

“Trajneri Diego Simeone synon ta marrë tek Atletico Madrid me një plan ‘alla Suarez’. Dhe CR7-ës duket se i pëlqen kjo ide dhe kjo do të shpjegonte sjelljen e tij.

“Atletico po studion çdo mundësi të mundshme për të kënaqur Simeone-n dhe Jorge Mnedes-in, i cili ka një marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit e klubit madrilen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit