“Ka ardhur kohë të themi mjaft”, Ancelotti: Super League është e domosdoshme për këtë arsye…

27 Nëntor 2021
13:50
Denis Hakanaj
back button

I intervistuar nga Corriere dello Sport, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve dhe Super League.

SUPERLEAGUE – “Lind pikërisht nga domosdoshmëria për një ndryshim të madh. Me cilësinë rriten edhe të ardhurat, futbolli kthehet të jetë m i i bukur dhe të tërheqë të rinjtë”, ka thënë italiani.

KALENDARI – “Futbolli duhet të ndryshojë dhe duhet ta bëjë shumë shpejt. Fillimisht duhet redukatuar numri i ndeshjeve, luhet shumë dhe keq, cilësia e spektaklit ka rënë, lojtarët nuk durojnë dot më, disa refuzojnë grumbullimin me kombëtaren.

“Lodhje fizike dhe mendore, një numër i madh dëmtimesh, ndeshje që mbyllen 10 me 0, ka ardhur momenti të themi mjaft”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit