“Ka ardhur momenti për ndryshim”, ylli frikëson Bayern: Ja pse dua të largohem

11 Nëntor 2022
13:00
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Bayern Munich dhe i kombëtares franceze, Benjamin Pavard, ka deklaruar se është gati të ndërrojë fanellë. Kontrata e futbollistit 26-vjeçar me klubin bavarez skadon në qershorin e 2024-ës.

“Nuk kam marrë oferta specifike për të zgjatur kontratën. Tani jam i përqendruar te Kupa e Botës. Kam një respekt të pabesueshëm për Bayern-in ku kam mësuar se çfarë duhet për të luajtur në nivele të larta.

“Është një nder të veshësh fanellën e këtij klubi. Luaj në Gjermani prej shtatë vitesh tashëm, kam fituar të gjithë trofetë e mundshëm me klubin. Nuk më vjen keq të provoj diçka të re. Ndoshta ka ardhur momenti.

“Pse të mos zbuloj një vend të ri, një kulturë të re? Por njëkohësisht projekti duhet të jetë interesant në aspektin sprotiv”, ka thënë Pavard për L’Equipe.

Kampioni i botës po zhvillon një tjetr sezon pozitiv me kampionët në fuqi të Gjermanisë, duke shënuar 4 gola në 20 ndeshjet e luajtura deri tani në të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit