Ka dhuruar 7% të pasurisë së tij, ky është “Sportisti më bujar në Angli”

24 Qershor 2022
12:29
Telesport
back button

Piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, është një person mjaft i ndjeshëm për çështjet jashtë këtij sporti. E përditshmja britanike “The Sun” e ka cilësuar pilotin e Mercedes si “Sportistin me Bujar në Mbretërinë e Bashkuar”.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Charities Aid Foundation”, Hamilton ka dhuruar deri më tani 23 milionë euro (20 milionë stërlina) vetëm në muajt e fundit. Ai ka krijuar shpesh programe që synojnë të ndihmojnë të rinjtë me ngjyrë, madje duke i afruar në botën e automobilizmit.

Hamilton ka një pasuri që e kalon shumë e 300 milionë stërlinave, çka do të thotë që ai ka dhënë në bamirësi rreth 7% të të ardhurave. Në vendin e dytë të sportistëve me bujar në Mbretërinë e Bashkuar renditet Mohamed Salah.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit