Ka drejtuar 5 kombëtare deri tani, zyrtarizohet trajneri i ri i Kosovës

23 Shkurt 2022
13:47
Alfred Lleshi
back button

Sikurse njofton “Zëri”, Alain Giresse është zyrtarizuar trajneri i ri i kombëtares së Kosovës në futboll. Francezi është prezantuar në konferencë për shtyp sot në Prishtinë.

Ai do të jetë pasuesi i zviceranit Bernard Challandes, i cili u shkarkua muaj më parë për shkak të rezultateve jo të mira gjatë vitit 2021.

Alain Giresse në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të mëdha në nivel kombëtar: Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe së fundi Tunizia. Këto janë ekipet kombëtare, në të cilat ka ndërtuar karrierën dhe ka fituar përvojë të konsiderueshme. Në rang klubesh, trajneri i ri i “Dardanëve” ka drejtuar francezët e PSG dhe Toulouse.

Dy sfidat e para për Giresse në krye të kombëtares së Kosovës do të jenë miqësoret e muajit mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Fasos. 69-vjeçari ka nënshkruar me Kosovën deri në nëntor të vitit 2023.

 

“Pasporta” e Alain Giresse
Emër / Mbiemër Alain Jean Giresse
Datëlindja 2 gusht 1952 (69 vjeç)
Vendlindja Langoiran, Francë
Karriera si futbollist
Vitet Skuadra Ndeshje (Gola)
1970–1986 Bordeaux 519 (158)
1986–1988 Marseille 67 (5)
Total 586 (163)
Karriera me kombëtaren
1974–1986 Franca 47 (6)
Karriera si trajner
1995–1998 Toulouse
1998 Paris Saint-Germain
1999–2000 Toulouse
2001–2003 FAR Rabat
2004–2005 Gjeorgjia
2006–2010 Gaboni
2010–2012 Mali
2013–2015 Senegali
2015–2017 Mali
2018–2019 Tunizia
2022– Kosova

Lajme të tjera

Lajmet e fundit