Ka edhe surpriza; “Forbes” rendit 10 futbollistët më të paguar në botë

15 Shtator 2020
15:07
Alfred Lleshi
back button

Revista e mirënjohur amerikane “Forbes” ka përditësuar listën e 10 futbollistëve më të paguar në botë për vitin 2020. Janë emra të njohur, të cilët fitojën më shumë përmes sportit që luajnë dhe rrugëve të tjera sponsorizuese. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kryesojnë edhe një herë renditjen e këtij viti në “Forbes”. Argjentinasi zgjidhi një dramë kontraktuale disa javore me Barcelonën për të zënë vendin e parë me 126 milionë dollarë, i ndjekur nga portugezi i Juventusit, me 117 milionë dollarë. Tifozët e futbollit kanë një objekt të ri magjepsës, Kylian Mbappe, sulmuesin e PSG, i cili ngjitet në vendin e katërt të listës me 48 milionë dollarë.

Mbappe është ylli i klubit parizien dhe i kombëtares franceze, pasi ka grumbulluar 103 gola në të gjitha garat, që kur u bë profesionist, pesë vite më parë. Në moshën 19 vjeç, ai u bë lojtari më i ri që shënon gol në Kupën e Botës, që nga legjendari Pelé (i cili e bëri atë më 1958, në moshën 17 vjeç). Ai është përpara dy liderëve të futbollit, kur ishin në moshën e tij. Mbappe tashmë ka 12 gola më shumë në karrierë se Messi dhe 76 gola më shumë se Ronaldo në moshën 21 vjeç. Më poshtë mund të njiheni me “milionerët” e kësaj loje magjike, sipas një rendi zbritës, nga i dhjeti (De Gea) tek i pari (Ronaldo):

David De Gea in the goal for Manchester United.10. De Gea (Manchester United) – 22 milionë dollarë

Robert Lewandowski of FC Bayern Munich with the UEFA Champions League Trophy following his team's victory over Paris Saint-Germain.9. Lewandowski (Bayern Munich) – 23 milionë

Gareth Bale appearing for Real Madrid8. Bale (Real Madrid) – 24 milionë

Antoine Griezmann of France reacts during the UEFA Nations League group stage match against Croatia.7. Griezmann (Barcelona) – 27 milionë

Paul Pogba appearing for Manchester United during the UEFA Europa League Semi Final.6. Pogba (Manchester United) – 28 milionë

Mohamad Salah appearing for Liverpool.5. Salah (Liverpool): 20 milionë rrogë, plus 11 milionë nga sponsorët, për gjithsej 31 milionë dollarë

Kylian Mbappe celebrates scoring a goal.4. Mbappé (PSG) – 23 milionë pagë, plus 12 milionë nga sponsorët për gjithsej 35 milionë dollarë

Neymar staring down the pitch.3. Neymar (PSG) – 65 milionë pagë, plus 15 milionë nga sponsorët për gjithsej 80 milionë dollarë

Cristiano Ronaldo celebrates scoring for Portugal against Sweden.2. Cristiano Ronaldo (Juventus) – 58 milionë pagë, plus 40 milionë nga sponsorët për gjithsej 98 milionë dollarë

Lionel Messi celebrating scoring a goal in the 2019-20 UEFA Champions League competition.1. Messi (Barcelona) – 78 milionë pagë, plus 29 milionë nga sponsorët për gjithsej 107 milionë dollarë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit