Ka fituar Championsin me Liverpool, i parakalon të gjithë për stolin e Evertonit

17 Qershor 2021
12:38
Alfred Lleshi
back button

Rafa Benitez është bërë befasisht favoriti kryesor në garën për stolin e Everton. Sipas “Goal”, bisedimet në ditët e fundit midis menaxherëve të “Toffees” dhe trajnerit spanjoll kanë qenë pozitive, veçanërisht pasi interesi i klubit për ish-trajnerin e Wolverhampton, Nuno Espirito Santo, është ftohur. Sipas disa burimeve, një marrëveshje mund të zyrtarizohet që këtë javë dhe nëse nënshkruan, Benitez do të bëhej trajneri i parë që ka udhëhequr Liverpool dhe Everton.

“Toffees” po kërkojnë një trajner të ri, pasi Carlo Ancelotti dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji për t’u kthyer te Real Madridi. Në javët e fundit, profile të ndryshme janë marrë në konsideratë dhe për disa ditë ndjenja ishte se zgjedhja kishte rënë mbi Nuno Espirito Santo. Midis emrave të lidhur me stolin e Evertonit janë ata të Graeme Potter të Brighton, Roberto Martinez, David Moyes dhe Eddie Howe.

Benitez ka përvojë më të madhe ndërkombëtare, ndaj shihet si favorit, pavarësisht lidhjes së tij të fortë me Liverpool. Ai ishte trajner i “Reds” midis viteve 2004 dhe 2010, duke fituar Champions League më 2005 dhe “FA Cup” një vit më vonë. Trajneri iberik ka qenë i lirë, që kur u largua nga klubi kinez Dalian janarin e kaluar. Fakti që familja e tij ende banon pranë Liverpool do ta bënte opsionin “Everton” edhe më tërheqës për të.

Nënshkrimi i tij eventual do të përfaqësonte sigurisht një nga vendimet më të diskutueshme në historinë e fundit të Evertonit. Emri i Benitez do të jetë i lidhur përgjithmonë me atë të rivalëve historikë të Liverpool-it dhe në të kaluarën, pas një derbi në Merseyside 2007, ai e quajti Evertonin “një klub i vogël”. Prandaj nuk është rastësi që disa tifozë janë shprehur, përmes mediave sociale, kundër këtij opsioni, edhe pse CV shumë e rëndësishme e trajnerit spanjoll mund të jetë një kartë në favor të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit