“Ka frikë nga triologjia, pasi e di që ia dhuruan fitoren në revansh”

12 Tetor 2021
11:50
Telesport
back button

Sportistja peruane Valentina Shevchenko, kampione e botës në peshën “flyweight” (pesha 53-57kg) në artet marciale mikse, i ka humbur të dyja përballjet me brazilianen Amanda Nunes. Kjo e fundit është kampione e dyfishtë e botës në UFC, në peshën “bantamweight” (pesha 57-61kg) dhe “featherweight” (61-66kg).

Në sfidën e dytë, zhvilluar në shtator të 2017-ës, Nunes fitoi me vendim jo-unanim të gjyqtarëve, duke krijuar mjaft pakënaqësi te Shevchenko. KJo e fundit i ka kërkuar brazilianes mundësinë për t’u përballur edhe një herë të tretë në kafaz. “Ndjej se Amanda nuk ka shumë dëshirë të përballet me mua”, tha Shevchenko.

Brenda vetes, ajo e ndjen se ajo fitore në përballjen e dytë iu bë dhuratë nga gjyqtarët. Ajo e ndjen se u mund nga një vajzë më e vogël, që vinte nga një peshë më e ulët dhe se ajo ishte më e madhe dhe nuk fitonte dot. Ajo e ndjen këtë presion brenda vetes, ndaj nuk ia mban të duelojë me mua”, tha Shevchenko.

Ajo mund të thotë se më ka mundur dy herë, por ai është një kamuflim. Ajo e di shumë mirë se është mundur nga një vajzë më e vogël dhe nuk e pranon dot këtë fakt. Ndaj kam frikë se triologjia nuk do të ndodhë edhe pse ia kam kërkuar UFC-së dhe Nunes”, u shpreh Valentina Shevchenko.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit