Ka frikë së mos i mbetet në derë, ja vendimi që merr Milani për Higuain

19 Janar 2019
20:20
Telesport
back button

Javën e ardhshme pritet të mbyllet përfundimisht telenovela “Higuain”. Sulmuesi argjentinas pritet të lërë Milanin për të luajtur në Premier League me skuadrën e Chelsea. Gjërat duket se janë në drejtimin e duhur, por një gjë mund të pengojë këtë transferim. Një dëmtim i mundshëm i sulmuesit 32-vjeçar, çka do të përmbyste situatën.

Për këtë arsye, trajneri Gennaro Gattuso nuk do ta grumbullojë lojtarin për ndeshjen e radhës në kampionat, atë që Milani do të luajë ditën e hënë ndaj Genoa. Më shumë se një vendim i trajnerit ky është një urdhër i klubit, pasi një dëmtim i mundshëm i sulmuesit argjentinas do të thotë “stop” transferimit të Gonzalo Higuain te Chelsea.

Lojtari është paraqitur të shtunën rregullisht në Milanello dhe është stërvitur me skuadrën, por vështirë se ai do të grumbullohet për ndeshjen e radhës në serinë A. Gjithsesi, edhe nëse kjo gjë ndodh vështirë se ai do të luajë ndonjë minutë. Për pasojë, ndeshja e Superkupës ndaj Juventusit do të jetë e fundit për argjentinasin me fanellën kuqezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit