“Ka kushtuar shumë dhe askush nuk është i kënaqur”, Stam kundër yllit të United

19 Janar 2022
20:24
Denis Hakanaj
back button

Jaap Stam, në një intervistë të dhënë në podcast-in The Michael Anthony Shoë ka folur për kapitenin e Manchester United, Harry Maguire, dhe për rendimentin e tij në krahasim me 87 milionë eurot e shpenzuara nga klubi për ta marrë nga Leicester në 2019-ën.

“Kanë shpenzuar një thes me para për të. Kur e kam parë te Leicester, ishte një lojtar i ndershëm. Mendoj se Wes Brown ishte më i shpejtë se ai dhe më i lëvizshëm një kundër një”, ka thënë ish-mbrojtësi holandez.

“Është e rëndësishme të ketë lojtarë të mirë rreth tij, edhe unë me lojtarë të mirë përreth mund të bëja më mirë.

“Mendoj gjithsesi se nëse askush nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij, atëherë duhet rishikuar sistemi i rekrutimit, kush ka marrë vendimin për ta blerë dhe pse ka vendosur të paguajë aq shumë për një lojtar që askush nuk e do”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit