Ka luajtur 3 ndeshje me Anglinë, ylli i Chelsea-t  synon të luajë Botërorin me… Ganën

15 Korrik 2021
20:10
Denis Hakanaj
back button

Pavarësisht se ka zhvilluar tri ndeshje me fanellën e Anglisë, Callum Hudson-Odoi po merr në konsideratë idenë për të ndërruar kombëtare dhe të veshë fanellën e Ganës, vendi i origjinës së babait të tij.

Sulmuesi i Chelsea-t përmbush kriteret e FIFA-s: për të ndryshuar Federatë, një lojtar mund të koleksionojë deri në një maksimum prej tri ndeshjesh me një tjetër, me kusht që të jetë nën 21 vjeç dhe të mos ketë luajtur fazat finale të një turneu madhor.

Hudson-Odoi, i cili nuk ka mbushur akoma 21 vjeç, nuk është grumbulluar nga Gareth Southgate për Euro 2020 dhe ndeshja e tij e fundit me kombëtaren ka qenë në nëntorin e 2019-ës.

Për ta realizuar këtë transferim, do të duhet të presë tre vite nga ndeshja e tij e fundit me Anglinë, që do të thotë se mund të zbresë në fushë me Ganën nga nëntori 2022, domethënë vetëm pak ditë para fillimit të Botërorit në Katar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit