Ka luajtur me të dy, Arthur befason me zgjedhjen mes Ronaldos dhe Messit

19 Janar 2021
11:58
Alfred Lleshi
back button

Pak futbollistë në botë kanë ndarë dhomën e zhveshjes me të dy, Cristiano Ronaldo dhe Messi. Midis këtyre është Arthur Melo, bashkëlojtar i argjentinasit te Barcelona fillimisht, sot në një llogore me portugezin te Juventusi. Mesfushori bardhezi flet për të dy kampionët e mëdhenj në kanalin “Desimpedidos do Brasil”:

“Është e vështirë të veçosh njërin prej tyre. Në një ndeshje, njëri shënon 5 gola dhe tjetri gjithashtu. Ata janë të dy liderë të mirë. Por, unë zgjedh Cristiano, luajmë së bashku. Të gjithë kanë mënyrën e tyre për të treguar lidershipin. Leo e tregon atë me gjeste, edhe nëse nuk duket kështu. Shumë njerëz nuk mendojnë për këtë, por në fushë tregon se komandon kur merr topin.

Ai është i uritur për gola dhe ka dëshirë të madhe për të fituar. Në vend të kësaj, CR7 është një djalë që shprehet më shumë, me krahët e tij, me fjalë… Kur kap topin, edhe ai dëshiron të shënojë. Në dhomën e zhveshjes angazhohet shumë, shkon mirë me të gjithë. Ai nuk është miku për të shkuar në kafe me të, por kemi një marrëdhënie të mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit