Liverpool vazhdon të jetë i lidhur me një lëvizje për mesfushorin e Chelseat, Mason Mount. “Reds” dëshirojne të nënshkruajnë me futbollistin anglez. Mesfushori anglez është i pavendosur për një kontratë të re me klubin në të cilin luan që në moshën 6-vjeçare.
Një raport nga The Guardian pohoi se Reds po vendosin plane për të bërë një lëvizje për Mount në rast se ai nuk nënshkruan një kontratë të re me klubin londinez. Chelsea mendohet se dëshiron ta mbajë lojtarin përtej marrëveshjes së tij aktuale, e cila zgjat deri në vitin 2024, por pretendohet se Mount dëshiron një rritje të konsiderueshme te pages qe sot eshte prej 75,000 sterlinash në javë.
Sipas Guardian Liverpool po monitoron situatën e kontratës. Me lojtarë si Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain qe kane kontratat qe skadojne ne vere, me të tjerët si Jordan Henderson dhe Fabinho që janë nën kritika për paraqitjet e dobëta, një rindërtim pritet.
Shitja e afërt e Liverpool-it do ta bënte Mount një dhurate për pronaret e ri – megjithëse me Mountin që i afrohet fundit të kontratës së tij, ai mund të mos kushtojë aq sa disa presin.
Liverpool gjithashtu thuhet se është i interesuar për Jude Bellingham, me Borussia Dortmund që me sa duket kërkon nëntë shifra. Fabinho, Stefan Bajcetic, Curtis Jones, Naby Keita, Thiago Alcantara, Arthur Melo, Jordan Henderson, Alex Oxlade-Chamberlain, James Milner, Harvey Elliott dhe Fabio Carvalho janë të gjitha opsionet në mesfushë për Jurgen Klopp – edhe pse gjashtë herë kampionët e Evropës kanë bëri vetëm një nënshkrim të përhershëm në katër vitet e fundit, i cili kishte përvojë duke luajtur në mesfushë përpara se të mbërrinte në Anfield.