Ka marrë miliona shikime, Shakira tregon nëse kënga e fundit ‘Te Felicito’ ka të bëjë me Piqué

27 Qershor 2022
15:44
Alfred Lleshi
back button

Ndarja e Shakirës dhe Gerard Piqué ka shkaktuar një “cunam” të vërtetë mediatik javët e fundit dhe në një farë mënyre është e logjikshme, pasi është një nga çiftet më të famshëm të dekadës së fundit.

Ata ranë në dashuri me këngën ‘Waka-Waka’, rinovuan betimet me ‘Me Enamoré’ dhe më në fund e konfirmuan ndarjen me ‘Te Felicito’, një këngë me shumë sugjerime se cilat mund të jenë arsyet e ndërprerjes së lidhjes.

Mirëpo, pavarësisht vargjeve të supozuara të kolumbianes kushtuar ish-it, këngëtarja ka dashur të sqarojë gjithçka në lidhje me ‘Te Felicito’ (Të përgëzoj) në spektaklin e Jimmy Fallon.

Çuditërisht kanë qenë fëmijët e saj, Milani dhe Sasha, të cilët e ndihmuan këngëtaren në konceptimin e videoklipit të ‘Te Felicito’, hiti më i fundit i Barranquilla me Rauw Alejandro, i cili tashmë ka grumbulluar qindra milionë shikime në platformat dixhitale.

Kështu u shpjegua ajo mbrëmë në emisionin e Jimmy Fallon mbi origjinën e këngës dhe videoklipit të saj: “Për të realizuar videoklipin, iu thashë fëmijëve të mi të mbyllnin sytë ndërsa dëgjonin këngën, pastaj do të duhej të eksploronin dhe thonin atë që iu erdhi. Dolën dy ide kryesore, e para për të kërcyer me një robot dhe e dyta për të pasur një flakë të gjelbër”.

Kështu, pasi ka treguar gjithçka që iu ka shkuar në mendje fëmijëve të saj duke dëgjuar këngën me sy mbyllur, ka folur me regjisorin zyrtar të videoklipit, Jaume de Laiguana, i cili është shprehur plotësisht i kënaqur me konceptin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit