Ka ndryshuar 9 shtete dhe ka drejtuar edhe Kamboxhian! Keisuke Honda gati për aventurën e fundit, shok ekipi me shqiptarin

5 Mars 2021
21:22
Telesport
back button

Klubi azerbajxhanas Neftchi Baku është duke negociuar nënshkrimin e Keisuke Honda, japonezi i lindur në 1986, ish-futbollist i shumë skuadrave mes tyre edhe Milan.

Një akord është gati për të deri në fund të sezonit aktual. Honda, në një farë mënyre, është një futbollist që ka lëvizur në të gjithë botën duke qenë se nga Azia (Japonia) ka luajtur në Australi, Meksikë, Portugali, Holandë, Rusi, Brazil, Itali dhe tani Azerbajxhan…

Madje, Honda do të jetë shok ekipi me shqiptarin Bruno Telushi, ish-futbollist i Partizanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit