“Ka një cilësi të rëndësishme”, Fabregas: Ja kë më kujton Bellingham

6 Dhjetor 2023
17:18
Denis Hakanaj
back button

Ish-mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, e ka krahasuar yllin e Real Madridit, Jude Bellingham me legjendën e Bluve, Frank Lampard.

Spanjolli shpjegoi se të dy lojtarët afrohen pranë zonës së rreptësisë dhe përdorin aftësinë e tyre për të shënuar gola për të bërë diferencën për ekipet e tyre.

Jude Bellingham ka qenë zbulimi më i madh në futbollin spanjoll deri më tani këtë sezon.

Mesfushori iu bashkua Real Madridit nga Borussia Dortmund në një marrëveshje që thuhet se kap vlerën e 103 milionë eurove gjatë merkatos të verës. Ai nuk ka humbur kohë për të lënë shenjë në Santiago Bernabeu.

Anglezi ka bërë 17 paraqitje për Los Blancos në të gjitha kompetcionet këtë sezon, duke regjistruar 15 gola dhe katër asiste. Kjo përfshin 11 gola dhe dy asiste në 14 ndeshje në La Liga, si dhe katër gola dhe dy asiste në Champions League.

Duke folur për Sky Sports Italia, Cesc Fabregas tha:

“Për mua, Bellingham është një lojtar cilësor. Ndonjëherë, vështirë se e sheh atë në fushë, por ai papritmas i afrohet zonës së rreptësisë dhe bën diferencën, paksa si Lampard.

“Ndonjëherë, duke luajtur kundër Lampard, m’u duket se ai nuk po luante saktësisht mirë, por më pas, në një moment, kishte një top brenda zonës dhe ai ishte në vendin e duhur në momentin e duhur për të shënuar”.

Cesc Fabregas vazhdoi të theksojë rëndësinë e aftësisë së Jude Bellingham për të ecur përpara dhe për të shënuar gola duke parashikuar një të ardhme të shkëlqyer për lojtarin.

“Kjo është një cilësi e rëndësishme. Bellingham shënon gola dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll. Ai ka cilësi dhe është gjithmonë në pozicionin e duhur për ta çuar topin përpara. Ai ka një të ardhme të ndritur përpara”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit