Ka një jetë në Francë, argjentinasi lumturon kryeqytetasit: Po, Messi mund të vijë te PSG…

28 Janar 2021
14:05
Alfred Lleshi
back button

Omar da Fonseca është një ish-futbollist argjentinas, që kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Francë, në vitet ’80. Tani është komentator sportiv atje. Në setin e “AfterFoot”, ai u pyet për të ardhmen e Messit te PSG, ku Fonseca luajti vetë për një sezon. Në këtë drejtim, ai ishte optimist: “Po, mendoj se mund të vijë te PSG. Nëse shikojmë shtypin spanjoll, atje thonë se e gjithë familja e tij ka filluar të mësojë frëngjisht. Ai do të vijë, do t’ia vendosë vetes këtë sfidë. Imagjinoni të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG (…) Për ne (argjentinasit), Franca, Parisi, kanë diçka tërheqëse, të veçantë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit