“Ka një kontratë dhe do ta respektojë atë”, menaxheri i lojtarit kërcënon Emery

11 Maj 2019
17:49
Telesport
back button

Mesfushori gjerman Mesut Ozil nuk do të largohet nga Arsenal në fund të këtij sezoni. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit, njëkohësisht vëllai i tij, Mutlu Ozil. Në një intervistë për “The Indipendent”, ai tha se lojtari do të respektojë kontratën me “topçinjtë”.

Mesut ka ende edhe dy vite kontratë, ndaj ai do të qëndrojë në Londër edhe gjatë dy sezoneve të tjera. Nëse palët kanë dëshirë më pas të vazhdojnë bashkëpunimin, janë të lutur të bisedojnë dhe të rinovojnë”, tha Mutlu Ozil.

Mesut Ozil ka një kontratë deri në vitin 2021 me Arsenal, skuadër me të cilën luan që prej vitit 2013. Me “topçinjtë”, mesfushori gjerman ka realizuar 43 gola në 226 ndeshje në total. Kohët e fundit është përfolur se trajneri Unai Emery nuk e dëshiron lojtarin në ekip, por duket se gjermani ka vendosur të respektojë kontratën që ka me Arsenal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit