“Ka një të ardhme të madhe”, Thiago Silva për yllin e Chelsea: Ja çfarë e bën të veçantë

30 Nëntor 2023
17:00
Denis Hakanaj
back button

Thiago Silva i ka thurur elozhe kapitenit të Chelseat, Reece James, duke sugjeruar se ai do të ketë një të ardhme të ndritur.

Shumë prisnin që Silva-s, 39 vjeç, t’i jepej shiriti i kapitenit verën e kaluar pas largimit të Cesar Azpilicueta. Mbrojtësi brazilian ka vite përvojë dhe ka qenë kapiten i Chelsea-t, Paris Saint-Germain dhe kombëtares së Brazilit.

Megjithatë, Mauricio Pochettino zgjodhi James, 23 vjeç, si kapitenin e tij të ri dhe ai ka bindur në këtë rol. Lojtari anglez ka shfaqur pjekuri dhe lidership.

Silva ka thënë për James:

“Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Reece James. Ai është një kapiten vërtet i mirë dhe ai ka një të ardhme të madhe, sepse ai është një dëgjues vërtet i mirë”.

James konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Europë, duke bërë shtatë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Ai ka dhënë një asist, por i është dashur të përballet me disa probleme dëmtimesh.

Mbrojtësi doli nga të rinjtë e klubit londinez dhe është një tifoz i përjetshëm i Blues. Ai e përmendi këtë kur u zgjodh kapiteni i ri i Chelsea-t:

“Kam qenë te Chelsea pothuajse gjatë gjithë jetës sime. Fillova këtu kur isha gjashtë vjeç dhe të dalësh nga Akademia është e vështirë. Por të vazhdosh dhe të bëhesh kapiten, është një ndjesi e mrekullueshme për mua dhe familjen time”.

James ka bërë 154 paraqitje për londinezët, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 21 asistime. Ai ka fituar Champions League, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit