Ka portierin më të shtrenjtë në Premier League, Chelsea blen tjetrin për 22 milionë £

19 Shtator 2020
15:48
Alfred Lleshi
back button

Chelsea ka rënë dakord për një tarifë prej rreth 22 milion £ (29 milionë dollarë) me Rennes, që të blejë portierin Edouard Mendy. 29-vjeçari ka rënë dakord verbalisht për një kontratë 5-vjeçare me londinezët dhe do të prezantohet atje sapo të kalojë vizitat mjekësore.

Rennes kërkoi Fikayo Tomori  në huazim si pjesë e marrëveshjes, por blutë e Londrës kanë hezituar ta largojnë në këtë merkato. Këshilltari teknik dhe i performancës së Chelsea, Petr Cech, ishte shumë i përfshirë në procesin e rekrutimit për një portieri të ri, me ekspertizën e tij.

Mendy kaloi vetëm një sezon me ekipin e Julien Stephan, duke luajtur 34 ndeshje në përpjekjen historike për të fituar kualifikimin në Champions, për herë të parë. Ky transferim ngre dyshime mbi të ardhmen e Kepa Arrizabalaga, mes kritikave të shumta mbi formën e tij, edhe pse u ble për 72 milionë £ (92 milionë dollarë) nga Athletic Club më 2018.

Skuadra e Frank Lampard tani ka shpenzuar shumë më shumë se 200 milionë £ (252 milionë dollarë) në merkaton e kësaj vere, pasi ka blerë gjashtë lojtarë. Kai Havertz u transferua nga Bayer Leverkusen, Hakim Ziyech erdhi nga Ajax dhe Timo Werner nga RB Leipzig. Ben Chilwell u shtua në mbrojtje, ndërsa kishte edhe dy transferime të tjera falas, mbrojtësit Thiago Silva dhe Malang Sarr, ish-lojtarë të PSG dhe Nice, respektivisht. Declan Rice i West Ham është një tjetër objektiv kryesor për Lampard, por mbetet e paqartë nëse lojtari anglez është opsion i vlefshëm, me “Hammers” shumë hezitues për ta shitur yllin e tyre te një rival.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit