“Ka qenë lojtar klasi dhe mund të bëhet një trajner i madh”, vjen “bekimi” i CR7: Asgjë s’është e pamundur për të

3 Dhjetor 2021
15:26
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo ka përshëndetur Michael Carrick, i cili ka vendosur të largohet nga Manchester United pasi e ka drejtuar ekipin për tri ndeshje.

Pas sfidës kundër Arsenal, ish-mesfushori i Djajve të Kuq ka dhënë dorëheqjen:

“Michael Carrick ka qenë një lojtar klasi dhe mund të bëhet një trajner i madh. Asgjë nuk është e pamundur për këtë djalosh. Jam krenar që kam luajtur me të dhe që e kam patur si trajner.

“Megjithatë, tani është momenti për t’i dhënë mirëseardhjen zotit Ralf Rangnick, në drejtim të skuadrës”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit