“Ka qenë një vit unik për mua”, Rrahmani: Titulli? Milan-i rrezikon shumë

19 Maj 2022
17:55
Denis Hakanaj
back button

Amir Rrahmani, mbrojtësi kosovar i Napoli-t, ka bërë një bilanc të sezonit të skuadrës së tij në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss Napoli.

Skuadra e Spalletti-t e ka përkëdhelur ëndrrën e titullit për një pjesë të madhe të kampionatit, siç ka thënë edhe vetë kosovari:

“Ka qenë një vit në të cilin e kemi arritur objektivin, por pak me më shumë fat mund të kishim bërë më shumë. Por kështu ka shkuar dhe duhet të jemi të lumtur për vendin e tretë dhe kthimin në Champions”, ka thënë Rrahmani.

“Sezoni im ka qenë i vështirë, por edhe i bukur. Kemi luajtur shumë ndeshje me stadiumin e mbushur, unë nuk e kisha parë kurrë më parë dhe është një gjë shumë e bukur.

“Jam i lumtur sepse ky ka qenë viti në të cilin kam luajtur më shumë në karrierë, kam bërë pesëdhjetë ndeshje duke llogaritur edhe kombëtaren dhe është viti i parë që më ndodh”.

Në lidhje me luftën për titull: “Kush e fiton titullin? Nëse Sassuolo luan siç di, për Milan-in do të jetë e vështirë, mund edhe të humbasë sepse është një skuadër e papërmbajtshme.

“Edhe pse me ne kanë humbur 6-1, janë shumë të fortë. Insigne? Do të na mungojë. Është një lojtar i rëndësishëm, kapiteni ynë, është prej shumë vitesh këtu. I uroj fat për eksperiencën e tij në Toronto, shpresoj që të shkojë gjithçka mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit