Ka shënuar një gol në dy muaj, bashkëlojtari bën “avokatin” e Salah

19 Mars 2019
8:57
Alfred Lleshi
back button

Mohamed Salah do të fillojë të shënojë shpejt, për t’i ndihmuar të tijtë në sfidën e titullit të Premier League. Kështu mendon bashkëlojtari i egjiptianit, Virgil van Dijk.

Liverpool është dy pikë para Manchester City, megjithëse kampionët në fuqi të Anglisë kanë një ndeshje më pak. Megjithatë, forma e Salah është vënë në pikëpyetje, me sulmuesin që ka shënuar vetëm një herë në të gjitha garat, në dy muajt e fundit.

Jurgen Klopp e ka mbrojtur sulmuesin e vet në disa raste, por pranoi se Salah mund të kishte luajtur më mirë në supersfidën e muajit të kaluar në “Old Trafford”.

Pavarësisht nga “agjërimi” i dy muajve të fundit, Salah ka shënuar 17 gola në Premier League. Vetëm golashënuesi i Manchester City, Sergio Aguero, ka shënuar më shumë se ai në këtë sezon. Van Dijk është i bindur se Salah do të “rizbulojë” shënjestrën e tij, duke shënuar gola. 

"Mohamed është lojtar i klasit botëror, – tha Van Dijk për faqen zyrtare të Liverpool. – Njerëzit mund të thonë gjithçka që duan, por unë mendoj se të gjitha ekipet në Premier League do të donin ta kishin në radhët e tyre. Ne e kemi atë dhe mendoj se po luan mirë.

Golat do të vijnë. Kjo është diçka, që e shqetëson një sulmues, por ne i themi përherë: vazhdo të punosh dhe do të jesh mirë. Ai ka shënuar shumë gola për ne, për të qenë të drejtë, kështu që nuk është keq edhe kështu".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit