“Ka shumë presion rreth tij, Mick i mjafton një pikë për t’u çliruar”

30 Qershor 2022
12:39
Telesport
back button

Gunther Steiner, shefi i makinës amerikane Haas, ka sqaruan situatën rreth pilotit të ri gjerman Mick Schumacher. Në sezonin e dytë në Formula 1, djali i Michael Schumacher ende nuk ka korrur asnjë pikë në karrierën e tij. Sipas Gunther, pikërisht ky fakt po pengon të riun gjerman të shkëlqejë në pistë.

Ka shumë presion rreth tij. Të gjithë prisnin që në vitin e dytë në Formula 1 të bënte hapin e madh, siç ka bërë më parë në kategoritë e vogla. Gjithsesi, mos harroni se këtë vit ai piloton një makinë krejt të re nga ajo e vjetshmja. Shihni Hamilton, ekspert që ka vështirësi të ambientohet”, tha Steiner.

“Aksidentet ne Arabi dhe Montekarlo e kanë frenuar pak, pasi janë pista ku gabimi më i vogël ndëshkohet rëndë. Ai është frenuar në këtë drejtim, pasi e di që gabimet kanë kosto të madhe. Tani rikthehemi në Europë, në pista ku është rritur e mësuar e do të rifitojë besimin e humbur”, tha shefi i Haas.

Në lidhje me të ardhmen e tij, ai shtoi: “Nuk kemi biseduar ende. Fakti që ka emrin Schumacher nuk ndryshon gjë, unë e respektoj si të tjerët. Mediat zmadhojnë shumë gjëra. Sapo të fitojë pikët e para do të çlirohet. Tashmë ka në skuadër një pilot tjetër nga vjet dhe e kupton ndryshimin. Mëson nga Magnussen dhe kjo do ta ndihmojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit