Ka triumfuar në Tur, Xhiro e Vuelta, çiklisti legjendë tërhiqet nga garat

12 Maj 2022
9:12
Gentian Spiri

Çiklisti italian Vincenzo Nibali, një nga ikonat e sportit të biçikletës, ka vendosur të tërhiqet nga sporti në moshën 37-vjeçare. Ky do të jetë sezoni i fundit për të, vendim që e ka konfirmuar vetë Nibali. Në karrierën e tij ai ka fituar një herë Turin e Francës (2014), dy herë Xhiron e Italisë (2013, 2016) dhe një herë Vueltën e Spanjës (2010).

Ai është një nga paktët çiklistë në botë që ka mundur të triumfojë në të tri turnetë e mëdhenj (ka fituar edhe disa nga garat klasike të çiklizmit), ndaj dhe konsiderohet si një nga ikonat e këtij sporti. Nibali, profesionist nga viti 2005, garon aktualisht me skuadrën e Astana, por në fund të këtij viti do të tërhiqet nga garat.

Nibali e dha lajmin nga Mesina, vendlindjen e tij, ku dje ka përfunduar etapa e pestë e Xhiros së Italisë. “Ky do të jetë sezoni im i fundit. Në karrierën time kam fituar shumë, duke u përpjekur të jap më të mirën. Edhe ky sport më ka dhënë shumë, pork a Ardhur momenti për t’iu dedikuar familjes time”, u shpreh Vincenzo Nibali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit