“Ka vetëm 3 skuadra që Zidane dëshiron të drejtojë, njëra prej tyre është kombëtare”

1 Mars 2024
10:54
Telesport
back button

Thomas Gravesen, ish-mesfushori i Real Madrid, foli për “Discovery+” për të ardhmen e Zinedine Zidane. Kohët e fundit, është përfolur për një rikthim të francezit në detyrë, duke u etiketuar si trajneri i ardhshëm i Manchester United, ku Erik ten Hag nuk është më solid në këtë detyrë.

Kam folur me Zidane në Madrid dhe më tha se janë vetëm tre skuadra që ai do të donte të pranonte për të drejtuar. Dhe ato janë ekipet e Marsejës dhe Real Madrid si dhe kombëtarja franceze”, u shpreh danezi, që ka luajtur me Zidane për dy vite te skuadra “los blancos” në vitet 2005-2006.

Ne ishim në Madrid pak kohët më parë dhe ai më tha pikërisht këtë gjë. Unë gjithashtu e pyeta nëse ishte i gatshëm t’i rikthehet stërvitjes dhe aty më tha se kishte mundësi të punonte vetëm për këto tri skuadra”, shtoi Gravesen.

Unë do të thoja se skuadra që ai kishte në Madrid ishte fantastike. Zizu u tregua gati që në fillim. Në United situata është ndryshe, është shumë e vështirë të bësh diçka me ekipin që Erik ten Hag është duke ndërtuar në këtë moment. Por ne tashmë e kemi parë Zizu. Nëse trajneri i duhur arrin në kohën e duhur, atëherë situata mund të ndryshojë“, tha Gravesen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit