Kacafytja e Mbappe dhe Neymar? Nëna e yllit francez thyen heshtjen, e kalon topin te…

18 Gusht 2022
8:10
Alfred Lleshi
back button

Polemika mes Mbappé dhe Neymar, e zgjidhur këtë të dielë sipas “Le Parisien”, ka qenë në qendër të vëmendjes në Francë ditët e fundit.

Deri në atë masë sa Fayza Lamari, mamaja e yllit francez ka shfrytëzuar rastin për t’u deklaruar në median “Kora Plus” dhe thënë se gjërat menaxhohen nga brenda klubit dhe se gjithçka po shkon mirë mes të dyve.

“Gjërat menaxhohen nga brenda te Paris Saint Germain, gjithçka po shkon mirë”, – ka thënë Lamari, e cila nuk ka dashur t’iu përgjigjet më tej pyetjeve mbi polemikat mes djalit të saj dhe Neymar.

Marrëdhënia mes të dyve po kalon një krizë të thellë dhe madje edhe mediat braziliane pranojnë se Mbappé është i “izoluar” në dhomat e zhveshjes për shkak të fuqisë që i ka dhënë PSG që kur rinovoi në maj.

Të dielën e kaluar, Luis Campos u takua me Mbappé dhe Neymar për t’i paralajmëruar se problemet e brendshme menaxhohen në mënyrë private dhe jo para kamerave.

Braziliani fajësoi sulmuesin francez për qëndrimin e tij të shtunën e kaluar ndaj Montpellier-it, duke i rekomanduar që të fokusohet te sporti dhe të lërë zemërimin në plan të dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit