Futboll

Kaçe hesht Olympiacos, çfarë perle! (VIDEO)

Mund të ketë qenë thirrja e Christian Panuçit, ose ndoshta thjesht aroma kuqezi, por Ergys Kaçe për të përshëndetur këtë ftesë në kombëtare, për dy ndeshjet e radhës, ndaj Skocisë dhe Uellsit, na ka dhuruar një eurogol. Nga ato që nëse do ta kishte emrin Messi ose Ronaldo, sigurisht do të bënte xhiron e botës.

Në fillim një sombrero dhe goditje më pas në kuadratin e portës. Mesfushori i Panathinaikosit i ka shënuar Olympiacos në fushën e këtyre të fundit… Sakaq, ndeshja përfundoi 1-1, pasi Cisse realizoi në fund.

Më shumë nga Futboll