Kahn mbron ish-shokun e ekipit: Kovac triumfoi me një Bayern në krizë

24 Maj 2019
15:22
back button

Ish-portieri i Bayern Munchen dhe Gjermanisë, Oliver Kahn, ka dhënë një intervistë p[ër DAZN dhe SPOX, ku ka folur për Niko Kovac, por edhe të ardhmen e Bayernit pa dy legjenda si Franck Ribery e Arjen Robben.

Kahn, i cili përflitet se do të marrë një post të rëndësishëm drejtues vitit e ardhshëm, ka pasur fjalë të mira për Kovac: "Niko e mori Bayernin në një situatë shumë të vështirë. Lojtarë si Robben e Ribery ishin në një moshë që nuk i lejonte të jepnin më si para disa vitesh. 

"Dështimi katastrofik i Gjermanisë në Kupën e Botës i goditi rëndë lojtarët gjermanë të Bayernit dhe pastaj erdhën edhe dëmtime të ndryshme. Kjo situatë ishte tepër e vështirë për një trajner të ri, por Kovac fitoi titullin dhe mund të fitojë kupën, ndaj mjafton të shohësh rezultatet për të kuptuar që sezoni nuk ka qenë aspak i keq".

Kahn foli edhe për Ribery e Robben: "Robben është tashmë një lloj legjende te Bayerni. Ka shënuar shumë gola të rëndësishëm dhe ka luajtur rol të madh të arritjet e Bayernit, duke fituar edhe 7 tituj rresht, pa harruar Champions League në 2013.

"Ribery ka të njëjtat cilësi si Robben, ndoshta është pak më agresiv, por edhe teknikisht pak më mirë. Bayern do ta ndjejë tmerrësisht mungesën e këtyre të dyve, për cilësitë në fushë dhe në aspektin njerëzor. Serge Gnabry e Kingsley Coman janë zhvilluar shumë në Mynih, por tashmë ka ardhur koha të marrin më shumë përgjegjësi mbi vete".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit