Kaká “bekon” Milanin e ri, para derbit. I kujton Interit “kushtin” për titull

19 Shtator 2019
13:24
Alfred Lleshi
back button

Legjenda e kuqezinjve foli për mikrofonët e DAZN, në funksion të derbit të së shtunës, mes Milanit dhe Interit: “Për Milanin është shumë i rëndësishëm, sepse bëhet fjalë për derbin e parë të vitit. Eshtë Milan-Inter, ne luajmë në shtëpi, ndaj do të ishte mirë po të fitonim. Interi ka lojtarë të fortë, por unë mendoj se Milani mund të fitojë. Kjo do të ishte e rëndësishme për garën e kampionatit. Nëse zikaltrit synojnë titullin, fitimi i derbit është themelor”.

Disa fjalë edhe rreth trajnerit Giampaolo: “Unë besoj se deri tani nuk po bën keq. Nëse nuk gabohem, janë luajtur tri ndeshjet e para të Serie A dhe paraqitjet e kuqezinjve duken pozitive. Të presim e të shohim në vazhdim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit