Kakà analizon derbin dhe këshillon Leao: Futbolli italian nuk është trampolinë, kujdes…

2 Shkurt 2023
10:55
Telesport
back button

Në prag të derbit Milan-Inter që luhet këtë fundjavë në Serie A, për “Gazzetta Dello Sport” ka folur ish-sulmuesin brazilian Kakà, fitues i Topit të Artë kur luante me kuqezinjtë. Duke analizuar skuadrën e Pioli, ai sqaron: “Te Milan do të rëndojnë shumë golat e pësuar në ndeshjet e fundit. Gjithsesi, përpara është një derbi, një ndeshje më vete dhe një mundësi e mirë për t’u ringritur”.

Jam i mendimit se Milan duhet ta shfrytëzojë këtë ndeshje të veçantë për të rinisur aty ku e kishte lënë. Mendoj se ndeshja do të jetë e ekuilibruar, pasi të dyja ekipet janë thuajse të të njëjtit nivel”, u shpreh Kakà.

Ai ka folur për çështje Leao, që mund të largohet nga kuqeëzinjtë: “Për mua, Leao është një futbollist fantastic, më pëlqen shumë. Nëse e konsideron futbollin italian si një trampolinë për më tej, atëherë le të largohet, ky është momenti i duhur për ta bërë këtë gjë”.

Gjithsesi, Kakà i jep një këshillë Rafael Leao, pas polemikave të fundit: “Unë e këshilloj të qëndrojë, pasi personalisht nuk e kam konsideruar kurrë futbollin italian si një rrugë të mesme për të shkuar diku tjetër. Dhe shpesh ka ndodhur që të largohesh nga Milani nuk është një vendim i duhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit