Kaka: Milan-i? Është e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh

15 Tetor 2019
15:30
Denis Hakanaj
back button

Sefano Pioli, trajneri i ri i Milan-it, ka marrë një urim të veçantë.

Ish-ylli i kuqezinjve, Ricardo Kaka, ka folur për momentin e kuqezinjve në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

“Të shohim si do të shkojnë gjërat me Pioli-n, sapo ka ardhur. Shpresojmë që Milan-i ta marrë veten shpejt. I uroj fat trajnerit, shpresoj që të bëjë një punë të mirë”, ka thënë braziliani.

“Është e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh nëse nuk je brenda skuadrës. Sipas drejtuesve, trajneri ka qenë një nga problemet dhe është zgjidhur me largimin e tij, por nuk është e lehtë të jepet një gjykim duke mos qenë pjesë e skuadrës”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit