Seria A

Kaka’ “pagëzon” pasardhësin e tij te Milani: Ka një të ardhme të ndritur përpara

Kaka’ i madh i Milanit ka parashikuar një të ardhme të ndritur për Lucas Paqueta, i cili konsiderohet si pasuesi më dinjitoz i tij në Brazil, pasi ylli i Flamengos duket i vendosur për të kaluar në “San Siro”.

Menaxheri i përgjithshëm kuqezi, Leonardo, zbuloi se kanë tashmë një marrëveshje themelore me Flamengon për ta marrë mesfushorin-sulmues te Milani, në janar. Kaka’ diskutoi me Paqueta dhe u përpoq ta bindte lojtarin në fjalë, që ka luajtur dy ndeshje me kombëtaren e Brazilit.

“Ai është një lojtar, që ka të ardhme të ndritur përpara, – tha Kaka, i cili fitoi Ligën e Kampionëve dhe Seria A me kuqezinjtë, për “Milan TV”. – Paqueta është thirrur tashmë në ekipin kombëtar brazilian, por është më mirë për të që të mos bëjmë krahasime.

Unë kam parë kaq shumë prej tyre, me Alexandre Pato, Ronaldinho, Cafu, Rivaldo…, të gjithë brazilianët, që kanë qenë pjesë e historisë së Milanit. Ne duhet t’i shmangim këto krahasime, që lojtari të mund të vijë këtu dhe të luajë me qetësi dhe në paqe. Unë jam i bindur për aftësitë e tij”.

21-vjeçari, i cili është i vendosur të bashkohet me Milanin për një marrëveshje të raportuar prej 35 milionë eurosh, është gjithashtu i lidhur me Liverpool, Barcelonën dhe PSG.

Më shumë nga Seria A