Kalendari: FSHF përcakton oraret, java e 9-të luhet në mesjavë

20 Tetor 2019
14:15
Eraldo Harlicaj
back button

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar kalendarin për javën e 9-të të Kategorisë Superiore. Sektori i garave ka ndarë 5 ndeshje në dy ditë. Të mërkurën dhe të enjten do të luhet java e ardhshme dhe do të ketë sfida me mjaft emocione. 

Të mërkurën prej orës 13:00 do të luhen ndeshjet Kukësi-Luftëtari, Laçi-Teuta dhe Bylis Tirana. Verilindorët duhet të kthehen te fitorja, ndërsa dy sfidat e tjera janë për korrnizë. Dita mbyllet me sfidën e Vlorës ndërmjet Flamurtarit dhe Vllaznisë prej orës 16:00. 

Partizani dhe Skënderbeu do të luajnë të enjten prej orës 15:00. Kryesfida do të mbyllë javën e 9-të të Superiores sonë. Kjo javë pritet të ndryshojë sërish tabelën e klasifikimit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E mërkurë, 23 tetor 2019
Ora 13:00 | Kukësi-Luftëtari
Ora 13:00 | Laçi-Teuta
Ora 13:00 | Bylis-Tirana
Ora 16:00 | Flamurtari-Vllaznia

E enjte, 24 tetor 2019
Ora 15:00 | Partizani-Skënderbeu

Lajme të tjera

Lajmet e fundit