Kalimi i Werner te Chelsea, Ballack: Ku do të luante te Liverpooli?

5 Korrik 2020
11:03
Eraldo Harlicaj
back button

Legjenda e Gjermanisë dhe ish-lojtari i Chelseas, Michael Ballack, ka komentuar kalimin e Timo Werner nga skuadra e Leipzig drejt bluve të Londrës. Ai mendon se sulmuesi ka bërë zgjedhjen e duhur që nuk kaloi te Liverpooli, por firmosi me rivalët e tyre.

“Nëse Liverpooli ka qenë vërtetë opsion për të, ai mori një vendim shumë të mirë që kaloi te Chelsea. Duhet të analizosh shumë gjëra, p.sh sa minuta do të luash dhe rolin që do të kesh në ekip. ‘Redsat’ kanë fituar titullin dhe Champions Leaguen në dy vitet e fundit.

“Si mund të futej Werner dhe të luante çdo javë në një ekip që gjen sulmin e përbërë nga Mo Salah, Firimo dhe Mane? Chelsea po ndërton një skuadër të re, ekip të ri me një trajner të ri. Është një projekt shumë i mirë dhe Timo Werner është i ri dhe përshtatet lehtë. Të jesh sulmuesi kryesor i një klubi të madh si Chelsea, është shumë mirë. Ai do të ketë një impakt më të madh se te Liverpooli”, – tha Ballack.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit